Zlatan Ibrahimovic duket se e ka shijuar shumë rikthimin e Bundesligës. Gjiganti suedez ka reaguar në lidhje me kampionatin gjerman duke shpërndarë një story në Insatagram.Ai ka qenë shumë i qartë me mesazhin e tij duke hedhur kunja dhe për Serie A. “Ata e thanë, ata e bënë. Faleminderit Bundesliga”, – shkruan Zlatan. Suedezi është rikthyer në Itali nga Suedia ku po qëndronte gjatë pandemisë.

Gjiganti ka qëndruar vetëm 10 ditë në karantinë, pasi rezultoi dy herë negativ në testet e bëra. Shtatlarti ka nisur stërvitjen me Milanin dhe po pret me padurim që kampionati të rikthehet. E ardhmja e Ibrës është në dyshim, pasi nuk dihet se ku do të jetë sezonin e ardhshëm.