Karta ID apo Pasaporta Biometrike tashmë merren duke aplikuar online në e-albania. Kryeministri Rama ka publikuar faqen në të cilën qytetarët do të mund të marrin shërbimin e duhur.Sipas tij, pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar për të ktyer shërbimin. Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë të vendosura prej COVID-19.
“Sqarim për shumë komente mbi aplikimet për kartë id apo pasaportë. Procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat. Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania • Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar• Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19?, ka shkruar Rama.