Para farmacisë me mjekime alternative, bimore kryesisht, ka njerëz.

“Kam shtuar në peshë, se na mbeti koka në frigorifer”, thotë nje zotëri – “Nga 80, kam shkuar në 100 kile”.

“Unë kam probleme me gjumin”, thotë një djalë.

“Unë dua të dobësohem”, thotë një zonjë.

“Unë kam ardhur nga Lapraka në këmbë. Kam probleme me veshkat”.

“Para karantinës njerëzit kërkonin çajra për të forcuar sistemin imunitar”.

Tani po kërkojnë çajra për dobësim kryesisht. Për veshkat, sepse kanë gatuar e konsumuar me shumë kripëra.
Si dhe çajra dhe përbërës për stresin, sistemi nervor e pagjumesinë. Kjo spikat në të gjitha moshat, nga më të rinjtë, tek 40 vjeçarët dhe moshat e treta.