Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo mund të bëhet baba së shpejti për herë të pestë!n Këto dyshime i ka ngritur partnerja e tij, Georgina Rodriguez me postimin e saj të fundit në Instagram. Modelja ka publikuar një foto ku shfaqet seksi dhe në të shkruan: “Bebe vajzë”.

Kaq ka mjaftuar që në internet të qarkullojë lajm ku thuhet se 26-vjeçarja është në pritje të ëmbël dhe do të sjellë në jetë një vajzë. Ende s’ka një reagim zyrtar nga çifti por sipas “The Sun”, Georgina mund të jetë në muajt e parë të shtatzënisë.