Rudina Dembacaj ruan një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshortin, Aleksin edhe pas ndarjes së tyre. Së fundmi Aleksi festoi ditëlindjen dhe Rudina e uroi me një postim në Instagram. “Gëzuar ditëlindjen babo, të dua shumë Viktoria. Dy pika uji”, shkruante moderatorja.
Ndërsa Aleksi ka treguar se ish-bashkëshortja i ka bërë edhe një dhuratë. Ajo i ka dhuruar Aleksit një portofol me inicialet e tij dhe të Viktorias dhe një varëse çelësash me emrin e Vikit. Aleksi i ka publikuar në Instagram duke e shoqëruar me një zemër dhe duke etiketuar Rudinën.