Cristiano Ronaldo nuk ndalet, ai vazhdon të stërvitet “pa mëshirë” në Madeira, në pritje të rikthimit në Torino, çka është planifikuar për këtë fundjavë. Siç është vërtetuar nga postimet e tij në Instagram, portugezi po përfiton nga çdo moment i vetëm i dobishëm, përpara se të futet në avionin për Itali, që të kujdeset për fizikun e tij, siç ai ka bërë gjithmonë gjatë karrierës.
CR7 dëshiron të qëndrojë në majë, edhe pse është 35 vjeç. Ai ka shënuar 626 gola në 838 ndeshje të luajtura me fanellat e Sporting, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Pele, i cili arriti kuotën e 650 golave në 694 ndeshje (1281 në 1363, përfshirë miqësoret jozyrtare), është vetëm 26 gola larg dhe me sa duket ky është qëllimi i tij i radhës.
Një objektiv të tillë e ka zbuluar edhe Gary Neville, ish-shoku i skuadrës së Ronaldos te “Djajtë e Kuq”: “Të mposhtë Pele, ky është një obsesion për të, – tha anglezi për “Sky Sport”. – Po flasim për një obsesion absolut të Cristiano. Unë besoj se e ka ngritur profesionalizmin e tij çdo vit dhe se nuk ka ndërmend të ndalet. Nuk kam dyshim se ai dëshiron të luajë deri në 40 vjeç. Mendoj se ka një plan të qartë, për të thyer rekordin e Pele.
Dëshira për t’i thyer ato numra të legjendës braziliane është e ngulitur në mendjen e tij. Ronaldo dëshiron të jetë më i madhi i të gjitha kohërave. Ky është qëllimi i tij i vetëm, të provojë edhe përgjatë pjesës së mbetur të karrierës së e meriton të jetë më i madhi i të gjitha kohërave. Do të fitojë trofe të tjerë dhe do të jetë po aq i suksesshëm”.