Teatri Kombëtar, në mënyrë ironike është prishur më 17 maj, 3 vite pas marrëveshjes së famshme Rama-Basha. Pati nga ata, që e panë këtë si një gjë të menduar mirë nga Edi Rama. Madje, pati edhe aludime se Lulzim Basha i tradhtoi protestuesit, duke e lënë vetëm Monika Kryemadhin, ndërsa shëmbej Teatri Kombëtar.
Kjo, duke qenë se edhe pse e dinte se Teatri do të shëmbej mëngjesin e djeshëm, jo vetëm që nuk ishte prezent vetë, ashtu siç kishte premtuar, por nuk kishte asnjë përfaqësues të PD-së. Ata u shfaqën para Teatrit, vetëm pas shëmbjes së tij, duke ngritur pikëpyetje pse nuk u ndodh askush nga PD-ja në momentet e shëmbjes.
Ndaj dhe në rrjet, më shumë se me Ramën e Veliajn, duket se inatin e kanë me Lulzim Bashën. Që dhe këtë 17 maj, duket se i tradhtoi ata që besuan tek ai.