Aktori Artan Imami në një lidhje live në News 24 tha se dialogu nuk mund të vijojë pafundësisht. Sipas Imamit duhet të merret vendim tani me vota, që të kemi një Teatër të Ri dhe ai i lutet Zotit që ta gëzojë atë.
Imami duke rrëfyer historikun e Teatrit Kombëtar tha se ajo godinë është vetëm llaç e tulla, por ato që mbeten në memorie dhe kanë vlera janë veprat artistike që do të ruhen.
”Godina e Teatrit për mua personalisht, e kam filluar jetën artistike aty, ëndrra m’u bë realitet prej 1986, dhe prej asaj kohe për një periudhë kur u largova për një periudhë të vogël, ka qenë shtëpia ime, dhe nuk e kam turpëruar besoj. Sigurisht më vjen keq, ky është një debat që ka filluar nga njerëz që ishin seriozë, që radhitën në mënyrë racionale apo dhe emocionale se pse nuk duhej shembur një godinë që tashmë i ka ardhur fundi, dhe ndërtimi mbi të i një Teatri të Ri”, tha Imami.
“U arrit një konkluzion pas argumenteve mes palëve. Një grup i madh njerëzish mitomanë, anonimë, që kanë pasoja dhe duan trajtim psiqik, çfarë nuk gjen në atë grumbull, tjetra kthehet në qesharake. Më pas kur shkon në gojën e politikës pastaj është të vësh duart në kokë. Ky problem është i dhimbshëm. Unë e stërthem që ka qenë shtëpia ime. Nuk do më bënin sytë kur të shembej. Për turpin tonë do kemi një Teatër tamam në shekullin XXl. Zogu i bleu familjes Libohova atë, dhe bëri një Teatër që do ishte për 25 vite. Unë e vlerësoj atë godinë si emocionalisht. Dhe sa më shumë e përdor aq më shumë e dashur bëhet. Por nuk bëhet fjalë vetëm për Artan Imamin, por për të gjithë ata që kanë hedhur themele artistike. Të gjithë njerëz po të ishin mbledhur në një agora, dhe këta të tjerëve që ju i quani artistë nuk do u vinte radha të flisnin. Kur flet Ismail Kadareja p.sh, njerëzit duhet të mendohen. Argumentet pro janë të pafundme”, u shpreh Imami.
Ai shtoi se, “ajo godinë edhe po të rindërtohen duhet të shembet sepse s’mund të rindërtohet, ka standarde. Nuk mund të quhet rikonstruksion, pasi s’mund të gjendet ajo metodologji. Ajo godinë nuk ka qenë ndërtuar për Teatër. Por pastaj pati fat të çuditshëm. Aty kanë pasur zanafillën disa prej institucioneve të artit shqiptar. Ka ardhur momenti që në vend të atij trualli që nuk do cenohet. Herën e fundit kam qenë në shfaqjen ‘Mashtrimi’ 3 vite më parë, më pas u zhvendosëm tek Ar’Turbina. Më pas u zhvillua një debat i gjerë”.
“Edhe në kohën e komunizmit kur Teatri Kombëtar kishte tjetër peshë, u pyet për ndërtimin dhe duhej të ndërtohej tek Pazari i Ri. Dhe gjithë njerëzit e rëndësishëm e deshën Teatrin si gjithë botë që ka Teatër. Në memorie mbeten veprat, godina është llaç e tulla”, vijoi Imami.
Imami tha se, “nëse e lejojmë ta rindërtojmë, ajo ka pësuar ndryshime qesharake. Kanë bërë nga ana tjetër një 3 salla. E lyente me një krem ngjyrë mustarde. Ajo i përshtatur nevojave imediate. Politika asnjëherë më parë nuk kishte menduar për Teatër. Kurse këta tani hynë e thonë projektin, nuk lejojmë buldozerin. Tani ata e kanë inatin me Edi Ramën. Ai ka pasur fatin që ka pasur shumë shokë, dhe inati që ky ka pasur pushtet, meqë ky do ta bëjë Teatrin ne s’duam ta bëjmë. Të qaj duke qeshur. Ishalla o Zot arrij ta gëzoj një Teatër të Ri”.
“Kur interesat e privatit dhe shtetit u lidhën bashkë u pa një dritë në fund të tunelit. Kur u ulëm me z. Fusha dhe tha që po e bëj unë, thashethemnaja e këtij fshatit tonë këtu, dhe budallallëqet që fliste PD për 200 milionë se atë 200 milionëshin e kanë fiksim. Z.Fusha pasi nuk plotësonte dot kërkesat tona u tërhoq. Por nuk mund të bëhet kjo që do ndërtohen kulla mbi truallin e Teatrit. Nëse nuk i ke sytë në ballë atëherë shih që prona nuk tjetërsohet. Ata flasin, sepse këtë punë e ka marrë politika. Europa Nostra është OJF, dhe veprimtaria e saj është fisnike që e ka shumë të thjeshtë të thotë mbajeni Teatrin dhe rikonstruktojeni, por puna këtu është të ndërtojmë një Teatër të Ri”, tha Imami.
“Tani ky thotë që Teatrin do e bëjmë, kam marrë arkitektin më të mirë që ekziston. Por tani ta bëjmë që mbajmë Teatrin dhe ta bëjmë të riun tek lumi, mua si burrë i vjetër kur i thoja që e kam shtëpinë tek lumi atëherë do të çuditeshin. Këta të huajt që nuk e dinë për Teatrin, atëherë do thoshin o këtu ka grusht shteti ose bëhet fjalë për Teatrin. Por gjuha e politikës nuk po çon tek dialogu. Në fund të fundit duhet të vendoset, dhe vendoset me vota. Shikon pak emrat që janë pro. Unë do isha dakord që këtë fshatin tonë ta fusnim në lavatriçe dhe pisllëku i parë do ishte establishmenti, do pastrohej nga politika.
Kam frikë se po vajti kështu do ngelemi prapë pa Teatër. Nuk mund të vijojmë një dialog të pafundëm. Kundërshtarët më seriozë nuk kanë më argumente. Tani nëse vijojnë të mbrojnë atje disa pensionistë, disa që nuk kanë lidhje me atë Teatër. Por shihni njerëzit që u gdhendet me të arta emri. Ata qëndrestarë janë, por për çfarë?! Del ndonjë histerik me pizhame dreqi e mori”, – tha Imami.