Presidenti i Getafes, Angel Torres, ka thënë se klubi i tij ishte buzë huazimit të Lionel Messit nga Barcelona, si dhe zbuloi se kishte pasur marrëveshje verbale për emërimit të Pep Guardiolës trajner të skuadrës.
Torres ka marrëdhënie të ngushta me ish-presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, dhe thotë se për pak sa nuk ia kishte dalë t’i ketë në klub dy krejt emrave më të mëdhenj në botën e futbollit, transmeton Gazeta Express.
Messi ishte vetëm 17-vjeçar kur u fut në ekipin e parë të Barcës më 2004. Torres thotë se kishte dashur ta merrte argjentinasin në skuadrën e vet me bazë në Madrid për të fituar përvojë.
“Në vitin e parë apo të dytë të Messit në ekipin e parë, ne ishim shumë afër marrjes së tij në huazim te Getafe”, tha Torres për Marca.
“Në fund, Frank Rijkaard nuk u pajtua dhe Messi mbeti vetëm dëshirë e jona”, shtoi ai.