Bie sërish numri i të vdekurve në 24 orët e fundit në Itali, për shkak të koronavirusit. Sipas të dhënave viktimat e reja janë 194, ndërkohë që dje ishin 242, që çojnë totalin e vik timave në 30395.Për sa i përket të infektuarve, të rinjtë janë 1083, ndërkohë që shifra totale kalon 218 mijë personat.
Në përgjithësi, lajme të mira vijnë nga terapitë intensive, ku sot ndodhen “vetëm” 1083 persona, 134 më pak se dje, dhe nga numri i të shëruarve në 24 orë, më shumë se 4 mijë.Në 7 rajone italiane, ndërkohë, nuk ka patur asnjë viktimë.