Izolimi ndaj koronavirusit ka bërë që 122 milionë indianë të humbin punën në muajin prill. Këto janë të dhënat e Qendrës për Monitorimin e Ekonomisë së Indisë. Sipas saj, norma e papunësisë në Indi tani është 27.1 për qind. Të dhënat e reja tregojnë se papunësia në Indi është katër herë më e madhe se në SHBA.

India nuk publikon të dhëna zyrtare për punën, por ato të Qendrës për Monitorimin e Ekonomisë janë gjerësisht të pranueshme.

India është futur në izolim qysh më 25 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Izolimi ka bllokuar pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik, përveç shërbimeve themelore, siç janë spitalet, farmacitë dhe dyqanet ushqimore. Kujtojmë se ky shtet ka afro 50,000 të infektuar me koronavirus.