Bashkimi Evropian, do të diskutojë sot për hapjen e kufijve për turistët. Komisioni Evropian, do të mblidhet sot për të diskutuar në lidhje me strategjinë që do të hartohet. Sipas Thw Guardian, vendet evropiane do të këshillohen që të hapin kufijtë, për vendet që kanë rrezik të njëjtë nga koronavirusi.

“Kufizimet e udhëtimeve së pari duhet të hiqen në zonat me një situatë të ngjashme epidemiologjike dhe ku ekzistojnë aftësi të mjaftueshme për sa i përket spitaleve, testimit, mbikëqyrjes dhe mundësive të gjurmimit të kontaktit”. Zyrtarët po përpiqen të shpëtojnë industrinë e turizmit të Evropës, e cila përbën 10% të ekonomisë së BE, më së shumti në Itali, Spanjë, Kroaci dhe Greqi.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, njoftoi javën e kaluar se ai synon të hapë kufijtë për vizitorët nga vendet e sigurta, të tilla si Gjermania dhe Republika Çeke, si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur industrinë e turizmit.

Estonia, Lituania dhe Letonia do të rihapin kufijtë e tyre me njëri-tjetrin nga 15 maji. Ndërsa Greqia ka planifikuar që sezonin turistik ta çelë në 1 korrik./L.F-dritare.net