I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se është kundër mbajtjes së maskave dhe doreza në rrugë.Pipero shtoi se virusi nuk transmetohet përmes ujit dhe ka këshilluar që të hapen plazhet.

Pipero: Kam qenë dhe jam kundër maskës në rrugë, si dhe kundër doreza. Dora është mjet indirekt transmetimi dhe duke e pasur dorezën e bëjmë të pandjeshme ndaj virusit. Nga ana shkencore mundësia për ta transmetuar virusin në një distancë mbi një metër është e madhe.

Studimet dëshmojnë se virusi nuk transmetohet përmes ujit, aq më pak ujit të detit. Kam këshilluar që sa më shpejt të hapim plazhin, aq më mirë është për Shqipërinë. Sa më shpejt të hapet turizmi aq më mirë është për Shqipërinë.