Mjeku i njohur Tritan Kalo, që është në vijën e parë të frontit në betejën me Covid-19 në Shqipëri, ka reaguar ashpër sot në profilin e tij në rrjetet sociale, me një status kundër zërave (nga Berisha, tek Petrit Vasili) që thonë se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vendin tonë është më i madh nga sa raportohet zyrtarisht.

Reagimi i Kalos: JETA kurdoherë do të Triumfojë mbi VDEKJEN. SARS-COV2/COVID-19 nuk është MILITANT apo DASHAMIRËS i asnjë Partie. Sars-Cov2/Covid-19 është një “shëndet-vrasës viral”, dhe dëmet që ai shkakton mbi shëndetin tonë NUKU kanë të bëjnë fare me POLITIKËN MJERANE, që duan të luajnë disa kokënxehtë te ne.IDIOTËSITË keqdashëse të një GRUSHTI të PANGOPURISH me PUSHT-SHTET e PASURI, të pa vënë me Punë e Djersë në këto 30 vite DEMON-KRACI, po turbullojnë jo pak mëndjet tona.

Po trokas në dyert e vitit të 64 të jetës dhe atij të 39 të ushtrimit të profesionit më fisnik në Botë, të MJEKUT MANTELBARDHË, por që të lexoj nëpër gazeta, postime në rrjetet sociale, në komente të ndryshme apo të dëgjoj në dalje televizive, se DUHET të kemi më shumë te vdekur nga COVID-19 se sa ato që raportohen, KËTË gjë as INJORANTI apo ZEMËRZIU më anti-shqiptar NUKU mundet ta imagjinojë.JENI vallë SHQIPTARË apo BUKËSHKALË?TË LUASH ME VDEKJEN, t’ja dëshirosh atë një Bashkëkombasi të tu, as në skenarët e SHQIPTAROFOBËVE më të egër ndër shekuj, nuk e kam lexuar apo ndeshur sa këto muaj në thëniet e mëndje-ftohurve tanë.AQ më keq, kur duan me shumë dëshirë që të sëmurë të ketë disa qindra apo mijra herë më shumë.A KENI NDER e BURRNI ju që nxirni nga goja këto zezona?MIQ e DASHAMIRË Ju rikujtoj se SAPO hyn në Pavjonin e parë të COVID-19, në krahun e djathtë të tij gjindet dera ku shkruhet: Dr. T. KALO

JAM aty kurdoherë së bashku me EKIPIN e papërtuar të Mjekëve, Infermjerëve, Farmacisteve, Sanitareve, Imazheristëve, Administratoreve, Barrelmbajtësve, Shoferëve, Koordinatoreve, Dezinfektuesve, Punonjësve të Shërbimit e të Mirmbajtjes, Punonjësve të Rendit, etj., që të VIGJËLOJMË për shendetin tuaj, t’ju ndihmojmë të fitoni përpjekjet tuaja ndaj “SFIDËS COVID-19”, si dhe të KTHEHENI sa më shpejt të shëruar në gjirin e familjeve tuaja, që aq shumë ju i mungoni por që edhe ju vetë ata ju mungojnë përgjatë hospitalizimit te ne.BASHKËKOMBAS.Ju duam dhe ju respektojmë shumë

DËGJONI këshillat tona si profesionistë humanë, dhe VIJONI PËRKUJDESJEN ndaj vetes suaj, VIJONI e repektoni rregullat e higjenës e të distancimit fizik, sepse SË BASHKU ME DURIM e PËRPJEKJE do ja dalim mbanë kësaj sfide, ndaj një virusi shumë tinzar, shumë infektues dhe jo pak jetëmarës, POR jo të pamposhtshëm.SHQIPËRIA ka kurdoherë nevojë për gjithësecilin prej jush!