Jennifer Lopez dhe burri i saj i ardhshëm, Alex Rodriguez, duket se janë gati të bëhen pronarë të New York Mets, skuadra e bejsbollit që luan në MLB (Major League Baseball).

Çifti ka zhvilluar disa takime me pronarët aktualë të klubit të njohur sportiv: një ofertë e parë është refuzuar. Por këngëtarja dhe bashkëshorti i saj i ardhshëm, ish-yll i Neë York Yankees, do të arrijnë deri në 1.83 miliardë dollarë për të bindur pronarët aktualë.Mets kanë probleme financiare dhe coronavirus e ka përkeqësuar situatën. JLo dhe Rodriguez kanë një projekt të qartë për rimëkëmbjen e klubit.