Legjenda e Real Betis, Joaquin, ka kujtuar momentin kur refuzoi Chelsea-n në vitin 2005-së. Jose Mourinho ishte në drejtim të bluve në atë kohë.

“Në radhë të parë, sepse nuk doja të largohesha nga Betis”, ka thënë spanjolli për AS.

“Një javë më parë kishim luajtur në Bernabeu kundër Anglisë. Unë kam bërë një ndeshje të madhe dhe Jose ishte atje, ishte i interesuar”.

“Pak ditë më vonë, kam xhiruar një reklamë në Madrid dhe kur jam kthyer, babai më ka thënë se Mourinho ishte në Sevilje, duke më pritur te hoteli Alfonso XIII”.

“Unë kam filluar të mendoja për Anglinë, motin, gjuhën… I thashë babait: ‘Baba, nuk do të shkoj’. Gjithsesi, mendova se si do të më bindte”.

“Unë nuk shkova. Ditën pasuese, Mourinho u kthye dhe Manuel Ruiz Lopera (ish-presidenti i Betis) më tha se duhej të më shiste për të ardhmen e klubit. Unë i thashë jo”.