Juventusi ka nxjerrë në shitje Gonzalo Higuainin.Sipas “Tuttojuve”, drejtuesit e klubit bardhezi kanë vendosur çmimin për shitjen e sulmuesit argjentinas. Higuain nuk do të shitet për më pak se 18 milionë euro. Rivër Plejti, Njukasëlli, etj janë ofruar për t’i dhënë vend në skuadër ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Napolit.

Marrëdhëniet e tij me Juventusin janë tendosur shumë gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit dhe “Zonja e Vjetër” po mendon të gjejë një qendësulmues të ri.