Nga skajet dhe germat e logoja e artë e fanellës së parë, asaj me ngjyrat bardhezi, deri te bluja e fortë e së dytës apo portokallia dhe e zeza “e pikturuar” e së tretës. Këto janë të tria opsionet e uniformës së re të Juventusit për sezonin e ardhshëm futbollistik. Burimi është “La Maglia Bianconera”, që ka publikuar modelet e fanellave të kampionëve të Italisë në fuqi në rrjetet sociale.