Italia shënoi sot 179 viktima nga koronavirusi, nga 165 një ditë më parë, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile, teksa raporti ditor i rasteve të reja ra në 744 nga 802 të dielën.

Ky është numri më të ulët i rasteve të reja që nga 4 Marsi.Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë, në 21 shkurt ka shkuar në 30,739, vëndi i tretë më i lartë në botë pas SH.B.A. dhe Britanisë.Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti në 219.814, vlera e pestë më e lartë pas SH.B.A.-së, Spanjës, Britanis dhe Rusisë./bota.al/