Jeta e një atleti ëshhtë më e komplikuar nga sa mund të duket. Duhen bërë shumë sakrifica, duke përfshirë edhe dietat për të ruajtur formën. Di diçcka për këtë Sergio Aguero.
Sulmuesi i Manchester City-t ka shpjeguar për Tyc Sports se çfarë ka bërë diferencën në rastin e tij: “Nëse e mbaj mend mirë, nga 2013 në 2016 nuk kam arritur të përshtatem me ushqimin”, ka thënë argjentinasi.
“Më pas kam takuar një mjek italian online dhe më ka bërë të ndryshoj mendim. I kam thënë se çfarë haja zakonisht, natyrisht shumë mish, dhe kur më ka thënë të haja mish vetëm një herë në javë, jam dëshpëruar”.
“Më pas jam përshtatur. Më ka thënë se kur kam shumë uri, duhet të ha oriz me pulë. Dhe sot jam një tifoz i madh i orizit. Në futboll, edhe pse është nëse bëhet fjalë për vetëm gjysmë kilogrami, e ndien diferencën. Është e pabesueshme”.