Katy Perry ka publikuar sot foton e parë të bebushit që po pret! Në fakt bëhet fjalë për një eko të vajzës, e cila është fantastike për nga përshkrimi që i bën këngëtarja.
35-vjeçarja e cila është fejuar me aktorin Orlando Bloom, 43 vjeç, publikoi një pjesë nga ekoja ndërsa shkuante: “Kur vajza jote e palindur të nxjerr gishtin e mesëm nga barku. Gëzuar Ditën e Nënës për mua”.
Këngëtarja gjithashtu publikoi një video të aktorit duke mbledhur një buqetë me lule posaçërisht për t’i uruar Ditën e Nënës që ishte dje më 10 maj.
Katy zbuloi në fillim të marsit se ata ishin në pritje të ëmbël, ndërsa shfaqi barkun në fund të videos së saj muzikore “Never Worn White”.
Këngëtarja e hitit “Firework” është shumë e lumtur që do të bëhet nënë për herë të parë edhe pse ka pasur raportime për zënka në marrëdhënien e tyre.
“Ajo gjithmonë ka dashur të jetë nënë.”
Ky është fëmija i parë për këngëtaren dhe i dyti për aktorin, i cili ka dhe një djalë nga martesa me modelen Miranda Kerr.