Vlora, qyteti bregdetar, një nga qendrat më të rëndësishme turistike, ku “bashkohen” Adriatiku e Joni, me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore, na pret të gjithëve këtë verë.
“Këtë verë të pres në Vlorë“, është video mesazhi që përcjell kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli në ftesë të turistëve vendas e të huaj për të vizituar qytetin bregdetar në jug të Shqipërisë.
“Vlora ka pafund personazhe që dinë të servirin vlera dhe mbi të gjitha të na bëjnë krenarë për qytetin ku jetojmë dhe për çdo gjë tjetër që ne duam t’iu tregojmë të tjerëve dhe t’i bëjmë ata që të vijnë të vizitojnë Vlorën”, shprehet ai.
“Zgjohesh në mëngjes nën tingujt e valëve të detit, për të gjithë ne që trishtimi na ka dhënë kurajë për të shpresuar, për bukurinë që na kujton çdo ditë kush jemi, për historitë e konservuara në shpirtin e Labërisë, për të gjithë ne që jemi ndalur por ende lëvizim, për një qytet që i ika të gjitha, por nuk i mjaftojnë, për artizanët e mjeshtrat e gjithçkaje, për detin, dallgët, pulëbardhat e shpirtin e mirë, për ne që rezistojmë e përmirësohemi çdo ditë“, janë mesazhet që personazhe publike të këtij qyteti përcjellin për se cilin nga duke të ftuar të eksplorosh Vlorën dhe ta shijosh detin këtë vit.
“Fari, udhërrëfyesi i detarëve le të jetë këtë herë udhërrëfyesi i të gjithë shqiptarëve për të zgjedhur Vlorën, si destinacionin turistik të kësaj vere. Ju presim në Vlorë. Le ta fitojmë këtë betejë së bashku”, shprehet kryebashkiaku Dritan Leli.