Ambasadori Chen Xu tha të mërkurën se Pekini nuk do të përcaktojë përparësitë e ndonjë misioni të huaj të ekspertëve për të hetuar shpërthimin e koronavirusit ndërsa pandemia vazhdon.
“Prioriteti kryesor, për momentin, është që të përqendrohemi në luftën kundër pandemisë derisa të arrijmë fitoren përfundimtare,” u tha Chen gazetarëve gjatë një konferencë me video. “Ne kemi nevojë për përqendrimin e duhur dhe shpërndarjen e burimeve tona”.
“Nuk është se ne jemi kundër ndaj çdo lloj hetimi, pyetje apo vlerësimi,” tha Chen, i cili theksoi se mund të ndihmojë në përgatitjen e komunitetit ndërkombëtar për pandemitë e ardhshme. “Ne duhet të garojmë me kohën për të shpëtuar jetë sa më shumë që të mundemi,” shpjegoi ai.
Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se është duke pritur për një ftesë nga Pekini për të marrë pjesë në një hetim të koronavirusit.
Kina është akuzuar për mungesë transparence në lidhje me pandeminë e koronavirusit, e cila u identifikua për herë të parë në qytetin qendror kinez, Wuhan, në dhjetor.