Nëse keni planifikuar dasmë, pas datës 23 qershor, nuk ka asnjë motiv për ta shtyrë. Dasma do të bëhet, ndonëse duhet mbajtur parasysh që do të jetë me rregulla që i dikton pandemia. Lajmi është bërë i ditur nga ministri Blendi Klosi, i cili ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e bizneseve të dasmave. Në ditët në vijim, që përkon edhe me hapjen graduale dhe me masa lehtësuese, do të hartohet protokolli, që korrespondon mes të tjera me një numër të reduktuar të të ftuarve!
Një dasmë simbolike, ku vajza vesh fustanin e bardhë të ëndrrave, përcillet nga babai në altar për të shkuar në krahët e një mashkulli po aq të rëndësishëm nën shoqërinë e njerëzve më të ngushtë…dhe në fund ata jetuan të lumtur përgjithmonë!