Ligji i ri i pyjeve i cili u diskutua për dy vjet në të gjithë territorin e vendit me grupet e interest, tashmë është gati. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka nisur prezantimin e tij nga Puka. “Ligji i ri i pyjeve kërkon në radhë të parë që t’i rikthejmë me forcë pyjet në komunitet”. Dëmtimi dhe prerja e pyjeve me ligjin e ri konsiderohet veper penale dhe monitorimi do të bëhet nga Bashkitë.

“Së bashku me ndryshimet e Kodit Penal që kaluam në verën e këtij viti, ku prerja e pyjeve nuk është më vepër, dënim administrative, por është një vepër penale. Po kush mund ta bëjë monitorimin. A mund ta bëjë një institucion qëndror siç është Ministria e Mjedisit dhe strukturat e saj. Padyshim që jo, por bashkitë duhet të kuptojnë që e kanë këtë pasuri jo vetëm për të nxjerrë të ardhura nga përdorimi i tyre në mënyra indirekte, por për ta pasur si pasuri të madhe”.

Ndërkohë së bashku me pedagogët dhe profesoriatin e Fakultetit të Shkencave Pyjore u hodh në natyrë insekti kalosoma, i cili do të luftojë sëmundjen e procesionares që ka prekur pishat në 30% të territorit të vendit.