Pas klubeve angleze dhe atyre italiane, sulmuesin kosovar e duan edhe në Francë.Paraqitjet mbresëlënëse në kampionatin turk por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës u kanë rënë në sy klubeve evropiane.
Media turke “NTV Spor” raporton se përfaqësuesit kosovar së fundmi ia ka vënë syrin edhe Rennesi në Francë.Klubi nga Ligue 1 ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe dëshiron të përforcohet për sezonin e ardhshëm.Klubi francez mund t’i sigurojë shërbimet e prizrenasit nëse ia paguan Fenerbahçes 20 milionë euro.Gjithashtu, interesim për Muriqin kanë shfaqur edhe klubet angleze si Tottenham, Manchester United, Leicester City, Newcastle United, Leeds United, West Bromwich Albion, Burnley e Brighton.