Linjat ajrore europiane dhe kompanitë turistike duhet të ofrojnë kupona për udhëtarët e fluturimeve të anuluara për shkak të koronavirusit, ndërsa kuponat do të jenë të vlefshëm për të paktën 12 muaj, rekomandon Komisioni Europian, në mënyrë që të inkurajohen udhëtimet dhe turizmi në Europë.
Sipas medieve britanike, rekomandimet, që pritet të publikohen nesër, parashikojnë kupona për udhëtarët, në mënyrë që këta të fundit të mos kërkojnë pagesë të plotë.
Vendet anëtare të BE-së kanë kërkuar pezullimin e rregullit që linjat ajrore duhet të kompensojnë plotësisht shpenzimet e fluturimeve të anuluara për shkak të pandemisë. Rekomandimet e reja nuk parashikojnë ndërprerjen e këtij rregulli, por ofrojnë kompromis për të ndihmuar sektorin në këtë krizë të vështirë.
Kuponat duhet të ofrojnë të njëjtat shërbime dhe kushte udhëtimi si rezervimi origjinal.