Nga Fatmir Fezga/
Texas, USA

Me 24 maj 1944 filloi punimet ne Përmet Kongresi I Antifashist i Lëvizjes Nacionalçlirimtare Shqipëtare. Ne terminologjine e shkurtuar historike ky kuvend kombetar njihet si Kongresi i Përmetit. Kongresi ishte nje nga ngjarjet me te rendesishme dhe decisive te luftes antifashiste te popullit shqipetar dhe nje kuvend qe riformatoi dhe cimentoi vendimet dhe idete paraprake qe ishin hedhur ne Konferencën e Pezes ne Shtator te vitit 1942.
Per me teper, duke u mbeshtetur ne hovin dhe inisiativen qe kishte fituar tashme lufta e reparteve partizane ne vecanti dhe levizja antifashiste ne Shqipëri; Kongresi i Përmetit saktesoi direktivat per kalimin ne stadin final te kesaj lufte, clirimin e plote te atdheut. Vizioni i kongresit shkoi pertej clirimit te vendit duke hedhur themelet per menyren e qeverisjes dhe percaktuar se kush do te ishte forca qe do te merte ne dore pushtetin ne Shqiperine e lire pas shporrjes se pushtueseve gjermane.
Natyrisht me vendimet e rendesishme qe ndikuan ne jeten dhe fatet e Shqipërisë per dekada te tera nga ajo dite, Kongresi I Përmetit ka zene nje vend te rendesishme ne historine shqipetare te pasluftes dhe ne kujtesen e mbare popullit shqipetar.
Padyshim duhet permendur se per shkak te kesaj ngjarje historike, 24 Maji zuri nje vend te vecante ne kujtesen e popullit te Përmetit. Eshte normale krenaria e permetareve si banore te qytetit qe priti si miq delegatet dhe udheheqjen e Lëvizjes Nacionalçlirimtare (LNÇ); njekohesisht ata kontribuan me te gjitha mundesite e tyre per te siguruar mbarevajtjen e punimeve te kongresit. Qysh nga viti 1944, ne nderim te vendimeve te Kongresit Antifashist, ajo dite u kthye ne nje feste popullore te perviteshme ne Permet.

Kushtet Politiko-Ushtarake për Thirrjen e Kongresit te Përmetit

Levizja Nacionalclirimtare (LNÇ) dhe Ushtria Nacional Clirimtare Shqipëtare (UNÇSH),ose forcat partizane, perballuan me sukses Operacionin e Dimrit (1943-44) qe ishte nje mesymje e kordinuar kunder tyre nga ushtria pushtuese gjermane dhe kolaboracionistet vendas. Propoganda e ushtrise gjermane dhe ajo e qeverise kuislinge te Tiranes deklaronin ne kete kohe se rezistenca antifashiste dhe lufta partizane ishin asgjesuar. Ne te vertete, me gjithe humbjet qe pesoi nga ky operacion,UNÇSH mbijetoi dhe u konsolidua si force e rendesishme e luftarake.
Ne fillimet e pranveres 1944 ajo filloi te zgjerohej me shpejtesi dhe po shtrihej ne te gjithe terirorin shqipetar. Keshtu nga Janari ne Maj te atij viti UNÇSH ju shtuan brigada te tjera partizane e disa batalione e çeta lokale.
Vrullin e rritjes se levizjes partizane ne kete priudhe e pershkruan me pershtypje te vecante ne kujtimet e tija edhe oficeri i misionit aleat britanik ne Shqiperi, kapiteni R.Hibbert. Ne librin e tij “Fitorja e Hidhur” qe eshte botuar ne vitin 1991ai shkruan:
“Zgjerimi I forcave partizane ose UNÇSH ne pranvere ishte nje dukuri e jashtezakoneshme, qe i habiti officeret e misionit britanik, te cilet kishin qene deshmitare te situates se rrezikshme qe kishte kaluar berthama e forcave partizane vetem dy-tre muaj me pare”.

Me luften e saj te ashper kundrejt pushtusit, organizimin e larte dhe qendrimin dashamires ndaj popullit, UNÇSH fitoi besimin dhe mbeshtetjen popullore ne Shqipëri. Ajo shihej si e vetmja force shqipetare qe luftonte per clirimin e vendit, ringritjen e flamurit shqipetar dhe mbrojtjen e aspiratave e te drejtave per shumicen e popullsise shqipetare. Te rinjte dhe te rejat shqipetare vershuan dhe shtuan me shpejtesi rreshtat e formacioneve partizane.
Ne fund te pranveres te vitit 1944 inisiativa ushtarake ne Shqiperi kaloi ne doren e Ushtrise Nacionalclirimtare Shqipëtare; gjermanet dhe forcat kolaboracioniste u mbyllen kryesisht ne garnizonet e qyteteve, sidomos ne Shqipërine e Jugut. Ne planin nderkombetar situata gjithashtu ishte optimiste per koalicionin antifashist qe udhehiqej nga tre fuqite e medha: Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe SHBA.

Ne perputhje me kete situate optimiste; per te bere bilancin e arritjeve te LNÇ dhe per te percaktuar objektivat dhe platformen per vazhdimin e metejshem te luftes clirimtare dhe qeverisjen e vendit, Kryesia e Keshillit te Pergjithshem Nacionalçlirimtar vendosi, me 15 Prill 1944, thirrjen e Kongresit Antifashist te Permetit.

Procedura Demokratike e Zgjedhjes së Delegatëve

Eshte me mjaft intereste te permendet se megjithese LNÇ operonte ne situate lufte, idete dhe vendimet per realizimin e zgjedhjeve ishin ide te perparuara e mjaft demokratike. Ne rezolucionin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalclirimtar per zgjedhjen e delegateve te theksohej: “Në kongres të përfaqësohen zonat e lira, zonat e pushtuara nga armiku, brigadat dhe batalionet partizane e vullnetare, Bashkimi i Rinisë Antifashiste me 10 delegatë dhe Bashkimi i Gruas me 5 delegatë”. Në zonat e çliruara dhe formacionet e ushtrisë delegatët do të zgjidheshin demokratikisht me votim të hapur kurse ne zonat e paçliruara do të caktoheshin nga këshillat e qarqeve apo të qyteteve.

Haxhi Lleshi, i cili ishte nje nga udheheqesit kryesore te LNÇ, e pershkruan natyrshem ne kujtimet e tij nje episod qe tregon se si u zgjodhen ne menyre demokratike, ne nje miting te hapur, perfaqesuesit e popullit ne komunen e Plashnikut (Qarku i Beratit) ku ai ishe i derguar ne ate kohe (Prill 1944) per te ndjekur zgjedhjet:
“Pershtypje te vecante me ka lene mbledhja qe u organizua ne Plashnik, ku moren pjese rreth 500 vete e midis tyre afro 100 gra. U emocionova kur pashe kete pjesemarrje te gjere, mendova sa lart ishte ngritur vetedija patriotike, antifashiste dhe demokratike e mbare popullit qe po merrte pjese jo vetem per fitoren e luftes kunder pushtuesit e tradhetareve por edhe per formimin e pushtetit te ri, tek I cilia i kishte mbeshtetur shpresat e te nesermes.…Aty folen edhe aktiviste, burra e gra, te rinj e te reja. Ne diskutimet e tyre shprehej perkrahje e plote per LNÇ dhe thirrjen e Kongresit te I Antifashist. Ne fund pjesemarresit zgjodhen demokratikisht delegatet per ne konferencen nacionalclirimtare te qarkut”.

Perfundimisht, megjithese ne kushtet e veshtira te luftes me pushtusit, u zgjodhen 200 delegatet e Kongresit te I Antifashist te cilet perfaqesonin te gjitha shtresat e popullsise shqipetare dhe mbulonin gjithe teritorin shqipetar. Aty kishte delegate nga Partia Komuniste Shqipetare (PKSH), perfaqesuse nga shtresat nacionaliste, nga ushtria partizane, nga Bashkimi i Rinise Antifashiste dhe Bashkimi i Grave te Shqiperise.

Forumet drejtuse te LNÇ dhe PKSH kishin mare vendimin qe kongresi te mblidhej ne qytetin tashme te cliruar te Permetit.

Përmet, Maj 1944; Udheheqes te LNÇ ne Kongresin e Permetit (nga e djathta ne te majte): Ramadan Çitaku, Liri Gega, Hysni Kapo, Sejfulla Maleshova, Haxhi Lleshi, Myslim Peza, Enver Hoxha, Omer Nishani, Spiro Moisiu, Mustafa Gjinishi .

Vendimet e Kongresit të Përmetit

Kongresi Antifashist i Permetit, duke patur parasysh perberjen gjitheperfshirese te delegateve te tij dhe perfaqesimin e tyre territorial, ishte nje kuvend kombetar apo nje asamble kushtetuse qe kishte misionin te zgjidhte organet legjistative dhe egzekutive te cilat do te qeverisnin vendin deri ne mbarim te luftes dhe me pas ne Shqiperine e cliruar.
Ashtu sic dihet nga dokumentat historike, kongresi zgjodhi se pari Këshillin e Pergjitheshem Nacionalçlirimtar (KPNÇ) si organin më të lartë shtetëror; forumin kryesor ligjvënës, përfaqësuesin e vetëm të popullit shqiptar.
KPNÇ-i zgjodhi Kryesine e Keshillit te Pergjitheshem qe perbehej nga 25 anetare dhe president i saj u zgjodh Omer Nishani.
Se treti, ne kongres u zgjodh dhe Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar i cili kishte atributet e një qeverie provizore. Ky komitet, apo qeveri e provizore, perbehej nga 11 anetare. Sekretari i pergjitheshem i PKSH, Enver Hoxha, u emerua kryetar i qeverise provizore kurse nacionalisti i mirenjohur, Myslim Peza, u emerua nenkryetar i qeverise provizore.

KPNÇ si organ ligjvenes, qysh ne formimin e tij, gjate diteve te kongresit, nxori aktet apo vendimet e para te rendesishme te cilat paten nje rendesi te madhe per zhvillimin e metejshem te luftes clirimtare dhe pamvaresine e Shqipërisë ne vitet e mevoneshme. Vlen te permenden tre vendimet e meposhtme te cilat lane gjurme te pashlyshme ne jeten politico-ekonomike te Shqipërise dhe percaktuan drejtimin qe do merte shteti i ardheshem shqipetar:

Të ndërtohet Shqipëria e re demokratike e popullore sipas vullnetit të popullit
T’i ndalohet ish-mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe, të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohej brenda ose jashtë vendit kundër vullnetit të popullit.
Të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhtarëve shqiptarë, deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik-popullor në të gjithë vendin.

Vendimet e Kongresit te Përmetit treguan se LNÇ dhe PKSH, si forca kryesore levizese e saj, kishin krijuar bindjen se ato do te ishin fituesit e luftes dhe do te qeverisnin vendin pas fitores. Megjithese ca vezhgues te huaj e quanin si vete-besim te teperuar optimizmin e drejtueseve te LNÇ ne ate kohe; ngjarjet e mevoneshme vertetuan se analiza e situates qe beri PKSH dhe LNÇ ishte racionale dhe realiste.

Lapidari kushtuar Kongresit te Përmetit (FF-Përmet 2017).

Kongresi i Përmetit, duke shpallur person non-grata ish-mbretin Zog, i vuri atij legalisht damken e tradhetarit sepse ai e ktheu Shqipërine ne shtet vasal te Italise dhe braktisi popullin e vendin (bashke me shpuren e qeveritareve te tij) ne ditet e veshtira te pushtimit fashist. Gjithashtu, vendimet e ketij kongresi u dhane nje mesazh te qarte kuislingeve dhe kolaboracionisteve ballisto-zogiste; nuk do kishte pushtet ne tavoline per ata qe bashkpunonin me armikun dhe as per ata qe prisnin te ikte pushtuesi e pastaj “te luftonin”. Pushteti u takonte atyre qe luftonin kunder pushtusit per clirimin e Shqipërise dhe do te mbronin lirine, te drejtat, interesat dhe aspiratat demokratike te popullit shqipetar.
Ne zbatim te vendimit te kongresit per clirimin e plote te Shqiperise, Shtabi I Pergjithshem UNÇSH me 28 Maj 1944 nxori urdherin per fillimin e ofensives se pergjitheshme ushtarake. Ne kete kuader Divizionit te I S, i cili sapo ishte formuar, ju komunikua detyra te kalonte Shkumbinin dhe te mesynte forcat gjermane dhe bashkepunetoret e tyre vendas ne Shqipërinë e Mesme dhe Shqiperine Veriore. Marshimi i Divizionit I-re drejt veriut ishte pika e ktheses e luftes per clirim; ajo tregoi se tani UNÇSH ishte e afte per te luftuar pushtuesit ne cdo zone te Shqiperise, kishte mare inisiativn luftarake kundrejt armikut dhe se shpejti objektivi i saj do te ishin qytetet, perfshire edhe Tiranen.

Përfundimisht edhe sot pas 76 vitesh, mbeshtetur ne kohen kur u mbajt dhe vendimet e rendesishme te tij, mund te thuhet se Kongresi i Përmetit ze nje pike kulmore ne historine shqipetare. Aty u percaktuan drejtimet per te realizuar qellimin final te luftes antifashiste te popullit shqipetar; çlirimin e plote te atdheut nga pushtuesit nazi-fashiste, garantimin e nje Shqipërie te lire e sovrane ne mbarim te luftes se dyte boterore dhe vendosjen e pushtetit popullor.