Një 27-vjeçar u dënua me katër muaj burg për shkelje të karantinës, njoftuan autoritetet koreano-jugore.Koreja e Jugut njoftoi rritjen më të madhe të rasteve të përditshme me koronavirus për pothuajse 50 ditë, pikërisht në kohën kur vendi filloi të rihapte shkollat.
Autoritetet shëndetësore raportuan 40 infeksione të reja në 24 orët e fundit, pothuajse të gjitha në kryeqytetin e vendit, Seul, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 11 265, përfshirë 269 vdekje.
Koreja e Jugut ka bërë testime të gjera dhe gjurmime për të mbajtur nën kontroll përhapjen e COVID-19.
Ndërkohë, autoritetet njoftuan se një 27-vjeçar u dënua me katër muaj burg për shkelje të rregullave të karantinës, masa e parë e dhënë në vend që nga koha e hyrjes së tyre në fuqi./ata.gov.al