Pas përhapjes masive të pandemisë COVID-19, shumë kompani në të gjithë botën filluan kërkimet për të krijuar aplikacione të cilat do të mund të identifikojnë një person të infektuar.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian paralajmëroi kompanitë që ndërtojnë aplikacionet për gjurmimin e të infektuarve me koronavirus që të respektojnë ligjet për mbrojtjen e të dhënave. Gjithashtu, kërkon që të mos përdoren për survejim në masë të qytetarëve.
“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Këto aplikacione nuk duhet të përdoren për survejim masiv. Individët duhet dhe do të mbajnë nën kontroll të dhënat e tyre. Kjo është baza e precizionit dhe efikasitetit të këtyre aplikacioneve për të frenuar përhapjen e virusit. Prandaj është thelbësore të gjenden zgjidhje që janë më të pranueshme dhe në përputhje të plotë me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale dhe konfidencialitetin, siç përcaktohet në ligjet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Didier Reynders, eurokomisioner për drejtësinë./ Opinion.al