Situata po përmirësohet dita-ditës. Shtratet e terapisë intensive po zbrazen, ndërsa numri i të sëmurëve po bie. Ndoshta fuqia e koronavirusit po bie. Për momentin është vetëm një përshtypje, një hipotezë që ka ndarë disa ekspertë.

“Ne po shikojmë se virusi po humbet fuqinë. Ai evoluon, por humbet fuqinë për të infektuar dhe vdekshmërinë,”- tha Massimo Ciccozzi, epidemiolog në Universitetin Campus Bio-Medico të Romës.

Ndërsa kolegu i tij, Massri Clementi, drejtori i laboratorit të Mikrobiologjisë tha se një virus i ri është gjithmonë shumë agresiv në fazat e hershme, pastaj mëson të jetojë me ‘viktimën’ e tij.

Sipas tij viruset kalojnë në mënyrë natyrale duke u bërë më pak të rrezikshëm duke mos e vrarë trupin e gjallë ku kanë hyrë për të jetuar më gjatë, shkruajnë mediat itraliane.

Për të qenë në gjendje të themi se virusi ka humbur fuqinë, megjithatë, nevojiten dëshmi të mutacionit të tij. Për këtë arsye në Itali është ngritur një rrjet komunikimi midis laboratorëve të virologjisë në shumë spitale, për të spikatur ndonjë ndryshim në mostrat e marra.