Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar një kontroll të plotë të masave të sigurisë që zbatohen në fluturimet civile të kompanive të huaja drejt Izraelit.

Sipas zyrës së kryeministrit, Netanyahu i ka kërkuar kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Shmuel Ben Ezra, të caktojë një inspektor, i cili do të shqyrtojë në mënyrë të detajuar “të gjitha aspektet” e masave të sigurisë në fluturimet ndërkombëtare.

Vendimi vjen pas tentativës për një sulm terrorist në fluturimin 1073 të kompanisë Flydubai, ngjarje që ka shtuar pikëpyetjet mbi mënyrën se si autoritetet izraelite kontrollojnë dhe mbikëqyrin kompanitë e huaja ajrore.