12 raste të reja janë identifikuar me koronavirus në Kosovë në këto 24 orët e fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se ka testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste në Stanovc), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste në Gërnçar) dhe një rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit. Ndërkohë, 9 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 1,064.