Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë në një komunikatë për mediat ku ka folur për situatën ekonomike dhe politikat monetare të ndërmarra. Në fjalën e tij Sejko u shpreh se “Banka e Shqipërisë ka marrë një paketë të plotë masash për situatën e krijuar dhe Këshilli mbikëqyrës i BSH vlerëson se politikat monetare janë të qëdrueshme.”
Ndër të tjera Guvernatori Sejko u ndal edhe tek situata me kreditë e shtyra dhe nëse do të ketë një shtytje të dytë. Sipas Sejkos do të analizohet mbyllja e tre mujorit dhe më pas do të vendoset, niveli i kësteve të shtyra pritet të rritet.
“Niveli I kredive të shtyra nga bankat është në masën ekuivalente 2 miliard euro. Do të ketë një sasi më të madhe të kredive të shtyra në vazhdim. Kemi parë një reagim nga bankat e nivelit të dytë në raport me kërkesat e shtyrjeve të kredive. Ne po shikojmë situatën financiare dhe sigurisht situatën e bizneseve dhe jemi duke analizuar. Sigurisht disa biznese do të kenë disa vështirësi financiare më të forta dhe disa më të lehta. Për momentin mund të them se do të shohim situatën”, u shpreh Sejko.