Një llak i ri dezinfektues mund të mbrojë sipërfaqet nga koronavirusi deri në 90 ditë duke e bërë atë “joaktiv” do dalë në shitje në Hong Kong gjatë muajve të ardhshëm. Ky llak do kushtoje 7 pound. Studiuesit në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong janë shprehur se ‘llak i zgjuar’ funksionon në një gamë të llojeve të sipërfaqeve, përfshirë metalin, plastikën dhe pëlhurën. “Dezinfektuesi, i quajtur MAP-1, zgjat shumë herë më gjate sesa dizifektuesët e tjerë tradicionale sic janë ato me alkool”, shprehet ekipi i Hong Kong-ut.
MAP-1 ka teknologji që e lejon atë të lëshojë kimikate kur dikush prek një sipërfaqe që është spërkatur. Dezinfektuesi, i cili është testuar në qendrat tregtare, shkolla, kisha dhe salla sportive është miratuar për përdorim shtëpiak në Hong Kong. SARS-CoV-2, mund të mbijetojë në sipërfaqe deri në një javë, thonë studiuesit. Studimet kanë treguar se virusi mund të mbijetojë në letër për tre orë, dhe në maskat kirurgjikale të fytyrës deri në shtatë ditë.
Ky llak mund të përdoret edhe në veshjen e mjekëve duke i siguruar atyre më shumë mbrojtje nga COVID-19. Veshja që formohet pas spërkatjes ka miliona nano-kapsula që përmbajnë dezinfektues, për të cilën Këan thotë se mbetet efektive në vrasjen e baktereve, viruseve dhe sporeve edhe pasi veshja të jetë tharë. Për dallim nga zbardhuesi dhe alkooli i holluar, MAP-1 forcohet më tej nga polimere të ndjeshme ndaj nxehtësisë të cilat lëshojnë dezinfektues kur preken. Është jo toksike dhe e sigurt për lëkurën dhe mjedisin, thonë studiuesit.
MAP-1 është projektuar për përdorim në sipërfaqe të ndryshme përfshirë metale, beton, dru, qelqi, plastikë si dhe pëlhura, lëkure dhe tekstile pa ndryshuar pamjen e materialit dhe ndjesinë e prekshme, pretendojnë zhvilluesit.