Toni Kroos duket se dëshiron t’i varë atletet te Real Madridi. Ashtu si Zinedine Zidane, që i dha fund karrierës teksa ishte në super formë, të njëjtën gjë dëshiron ta bëjë edhe Toni Kroos. Në një intervistë për Eurosport, Kroos ka folur për të ardhmen e tij, që lidhet me një largim të mundshëm nga Real Madridi dhe ribashkimi me Ppep Guardiolën te Manchester City.
Megjithatë, Kroos, që gjithmonë ka thënë se do t’i varë atletet kur të jetë në super formë, nuk mendon se është në moshën e duhur të ndërrojë sërish skuadër, aq më tepër për një klub në Premierligë. “Definitivisht planifikoj që të qëndrojë në Madrid për tri vitet e ardhshme, pastaj në moshën 33 vjeçare është mirë për të shikuar dhe diskutuar me vetveten për të parë se si janë gjërat, fiziku, motivimi dhe nëse është e mundur për të vazhduar ende”, tha ai për Eurosport. “Transferimi i mundshëm në Premierligë? Nëse ju thoni: ‘Mirë, edhe një vit këtu, sepse jeni thjesht mjaft mirë dhe akoma ndjeheni se mundeni’, nuk do ta përjashtoja. Por një veprim në Angli, ku luhet shumë fizikisht, nuk mund ta imagjinoj në moshën 33-vjecare”.
“Tri vite në futboll janë shumë, në Madrid tri vite janë edhe më të gjata”. Thjesht kur u pyet për një ribashkim me Guardiolën, Kroos tha “Nuk mendoj se është opsion për mua të shkoj në një vend tjetër”.