Dritë jeshile për Shijakun tonë. PREMTIM I MBAJTUR! Rindërtimi i Shijakut po fillon!
Të martën në orën 12:00 në lagjen “Lugina”, nis procesi i demolimit nga IKMT. Ky është një premtim i Qeverisë dhe i Kryeministrit Rama për ta shndërruar Shijakun tonë në një qytet model pas Rindërtimit nga dëmtimet që solli tërmeti i 26 Nëntorit.

Shijaku që duam shumë shpejt do të jetë një nga zonat me atraktive të Shqipërisë së Mesme. Prioritet do t’i japim veçanërisht sektorit të agroturizmit. Shijaku me 14 fshatrat e tij, ku çdo fshat ka liqen, do të kthehet në destinacion turistik për turistë vendas dhe të huaj. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!