Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli sot përmes një lidhje me skype me moderatorin Rezear Xhaxhiun.
Ajo ka komentuar edhe krízën që sipas saj shkaktoi pandemia e korónavirusit në ekonominë e vendit, teksa paralajmëroi se do të jemi një nga vendet e para që do të ndeshemi me mungesën e ushqimeve.
“Situata ku ndodhemi sot është tmérrësisht e zézë dhe vetëm një qëndrim i ftohtë të ruan nga ky zjárr témrrësisht i zi që ka instaluar qeveria. Këto dy muaj izólim kanë sjellë várfëri dhe shkurtim të 60 mijë vendeve pune.
Është një dëm i ekonomisë mbi 2 miliard dollar, dhe sot shikojmë kllounët e bashkisë që shkojnë tek TK për të vetmen arsye sepse ose këtë janë super të çméndur dhe super pervérsë në ligésinë e tyre ose janë supër budállenj. E them këtë duke u bazuar në raportet e fundit mbi ekonominë, dhe sot shkon me patùrpësinë më të madhe për të provokuar, jo vetëm artistët por edhe njerëzit e zakonshëm.
Unë nuk mendoj se është çështje se po bëjmë një marketing për të parë një ndeshje futbolli, sot nuk është çështja për të bindur njerëzit për të dalë në protestë. Sot është problemi i mungesës së bukës së përditshme, është i várfërisë, papunësisë.
Kam një grup mbështetësish që mbështesin LSI dhe e përkrhahin, siç ka në partitë e tjera. Kjo nuk është më çështje politike dhe kush do të vijë në pushtet, por për të larguar një kastë të vjetër që po i merr frymën këtij vendi. Shqipëria do jetë vendi me rrezíkun më të madh për mungesë të ushqimeve”.