Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku ditën e sotme ka inspektuar punimet që po kryhen në kantierin e Aeroportit të Kukësit. Rama është shprehur se ndërtimi i këtij aeroporti do të rimëkëmb zonën pasi do të hap shumë shërbime dhe biznese.
“Aeroporti sjell me vete shume lëvizje. Sjell hotel dhe shume shërbime të tjera. do të definojmë një master-plan të përgjithshëm që do ti japi një bum të madh këtu” tha Rama . Ndërkohë në facebook kryeministri shkruan: “Në kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku vazhdon me ritme të larta puna për ndërtimin e terminalit modern të pasagjerëve, zgjerimin e pistës, krijimin e zonës së butë me infrastrukturën kritike nëntokësore, dyfishimin e hapësirës së sheshpushimit të avionëve”
Sa i përket ministres Balluku, është shprehur se me ndërtimin e këtij aeroporti do të hapen 12 mijë vende të reja pune. “Rritja e punësimit total është 12 mijë vende pune. 1500 aeroporti të tjerat janë biznese të lidhur ame të. Në tërësi janë 12 mijë vende pune “ tha Balluku.