Një debat të ashpër ka pasur mbrëmjen e djeshme mes Kujtim Gjuzit dhe Zaçe Islamit në emisionin 360 gradë. Mes tyre nuk kanë munguar edhe ofendimet. Zaçe Islami e ka quajtur Gjuzin injorant, ndërsa u shpreh se nuk “duhet t’i japë llapës shumë”, pasi Zaçe është burrë plak.
Debati: Kujtim Gjuzi: Po lere ta mbaroj mor Zaçe tani. Po ajo ishte e Bejdos tani, e vodhe edhe këtë? Ngadalë ore derman ngadalë Zaçe Islami: Dëgjo do ta mbyllë gojën me shishe pastaj, mos e zer në gojë emrin ti, Kujtim Gjuzi: Çfarë tha ore? Zaçe Islami: Ja këtë që po them, llapaqen. Kujtim Gjuzi: Ore kë onfendon ti? Çfarë avokati je ti ore? Çfarë kulture ke ti?
Zaçe Ismlami: S’jam si ti unë… Kujtim Gjuzi: Ore edhe njëherë kujdes me llapën, kujdes me llapën se je edhe burrë plak. Zaçe Ismali: Kujt i thua burrë plak ti? Kujtim Gjuzi: Ty ore ty … Zaçe Islami: I shkreti ti po ti qenke sbathur në të katërta Kujtim Gjuzi: Ore je në terezi apo jo, mbaje gojën. Zaçe Islami: Ç’ke me gojën ti? O injorant, je hu gardhi, edhe hu i gardhit bën një gjë, ti s’bën asgjë.