22 maji është një datë që do të mbetet në historinë e Interit që pikërisht në këtë ditë 10 vite më parë në 2010-tën fitoi më në fund Champions Leaguen duke mposhtur në finale Bayern Mynih 2-0 në Madrid. Kupa e tretë e Kampioneve ose Championsi i tretë për zikaltërit që erdhi plot 45 vite pas asaj të fituar me Helenio Herrera.
Championsi i fituar në Madrid ishte trofeu i tretë i atij sezoni ku Interi bëri tripletën historike pasi kishte fituar edhe titullin kampion në Serinë A dhe Kupën e Italisë. Finalen ndaj Bayernit e fituan me golat e Diego Militos por në pankinë ishte një nga trajnerët më të mirë ndoshta më i miri në atë moment Jose Mourinho. Heronjtë e tripletës mbahen mend nga të gjithë tifozët zikaltër duke nisur me kapitenin Zanetti, Diego Milito, Eto’o, Sneijder e shumë e shumë të tjerë të cilët janë për momentin të vetmit në futbollin italian që kanë fituar tripletën në një sezon të vetëm. Përgatiti Andi Kapxhiu