Ky pritet të jetë stafi i Rangnick te Milani. Ralf Rangnick-Milan, një martesë që për shumë do të bëhet dhe nuk pritet të ketë pengesa. Gjermani është ekspozuar shumë dhe kur ndodh diçka e tillë, atëherë do të thotë se akordin e ka arritur dhe thjesht tashmë nis mesazhet e para se si do të veprojë.

Madje, “Tuttosport” nis të zbulojë edhe stafin e “Profesorit”. Veç Moncada, figura e të cilit te klubi kuqezi është gjithmonë e më shumë kryesore në merkato për zbulimet e talenteve, dhe Hendrik Almstadt (që do të merret me buxhetin sa i përket blerjeve) pritet t’i bashkohet dhe Paul Mitchell (besniku i tij te Red Bull), si drejtor sportiv. Rangnick duhet të ndihmohet në fushë edhe nga Lars Konetka (aktualisht zëvendës Nagelsmann te Leizpig) dhe Moritz Volz, edhe ai një tjetër besnik.