Pesë futbollistë në La Liga dhe në Segunda Division kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 Koronavirusi vazhdon të shkaktojë probleme në Spanjë, ka infektuar edhe futbollistë. La Liga ka konfirmuar zyrtarisht se janë zbuluar pesë raste me COVID-19 nga Liga e parë dhe e dytë, por insiston se ende nuk është në dijeni për identitetin e tyre.
Ata tani do të vet-izolohen për të paktën dy javë. La Liga sqaron se “lojtarët e prekur duhet të qëndrojnë në shtëpi, duke u stërvitur individualisht, siç kanë bërë javët e fundit, duke ndjekur udhëzimet e klubit“. Përveç kësaj, në ditët në vijim “ata do të bëjnë teste të reja, dhe pas dy rezultateve negative, ata do të jenë në gjendje të kthehen në stërvitje me grupin”.