Vazhdon puna për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në disa foto të siguruara nga “BalkanWeb” duket vetëm një grumbull i madh inertesh mbi truallin e teatrit dhe fadromat që vazhdojë të shembin një pjesë të vogël të mbetur.

E ndërsa muret shemben, shtëllunga tymi ngrihen në ajër. Mësohet gjithashtu se në këto momente protestuesit janë larguar nga bulevardi. Aty kanë mbetur vetëm punonjësit e policisë.