Komisioni i Sportit në shtetin e Nevada (Amerikë) ka vendosur të lejojë zhvillimin e dueleve të boksit, të pezulluara prej coronavirus. Nga data 9 qershor në këtë shtet dhe kryesisht në Las Vegas, do të lejohen të gjitha duelet, por eventet do të zhvillohen pa tifozë.
Më 9 qershor do të zhvillohet dueli i boksit mes Shakur Stevenson dhe Felix Caraballo, që do të rikthejë eventet sportive të boksit në Las Vegas. Kjo sfidë është e vlefshme për titullin kampion bote në peshën “fatherweight”, kategoria WBO (mbahet nga Stevenson).
Sipas ESPN, boksierët dhe stafet e tyre do të testohen dy herë gjatë javës së duelit, për t’u siguruar se nuk janë të prekur nga coronavirus.
Komisioni i Sportit në shtetin e Nevada ka vendosur më herët që në këtë shtet të zhvillohen edhje eventet e UFC-së. Më 6 qershor, në Las Vegas do të zhvillohet eventi UFC-250.