Barcelona ia ka lënë Interit mundësinë që ta zgjedh cilindo nga gjashtë lojtarët në këmbim të sulmuesit Lautaro Martinez.Skuadra katalunase është e vendosur që t’i sigurojë shërbimet e yllit argjentinas dhe për këtë arsye ia ka ofruar klubit italian këtë mundësi në mënyrë që t’ia zbres çmimin e transferimit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Sipas Sport, lojtarët në dispozicion për t’u përdorur në këmbim të Lautaro Martinez janë: Samuel Umtiti, Junior Firpo, Nelson Semedo, Arturo Vidal, Rafinha dhe Jean-Clair Todibo.