Këtë album ia kom pas borxh fansave, dostave, vetes, edhe vet muzikës që e boj. Situata nëpër të cilën po kalojmë s’na ka lon me realizu qysh e kemi menu, por çdo gjë e ka të mirën dhe të keqen e vet. E mirë se albumi megjithatë ka arritur me dal dhe e keqja që s’kom mujt me e nda personalisht me publikun në koncerte.
Por ajo kohë po vjen me kismet. E me kismet po vijnë edhe projekte te reja. Faleminderit krejt njerëzve që jon pjesë e këtij projekti! Gjithashtu, faleminderit krejtve për suportin dhe komentet e mira”, shkruante Ledri në postim. Por fansat e pyesin nëse është frymëzuar nga e dashura tij, Sara Hoxha, për këtë klip dhe nëse do të ketë dasmë së shpejti.Burime pranë Ledri Vulës kanë treguar për “Panorama Plus” se pas karantinës do të ketë dasmë, ashtu siç dy pindërit e tij e deklaruan pak javë më parë. Ata paralajmëruan dasmë të djalit të tyre me një vajzë blogere, Sara Hoxha, një ceremoni që është menduar të organizohet pasi karantina të ketë përfunduar plotësisht.