Gary Neville foli për periudhën e Angel Di María te Manchester United, duke iu përgjigjur fjalëve të Jorgelina Cardoso, gruas së lojtarit argjentinas, teksa kritikoi përvojën e tyre në Ishujt Britanikë. Cardoso tregoi pakënaqësi nga jeta në Angli, nga ushqimi dhe njerëzit atje etj. “Thuaj Di Maria së bëri një mu* këtu”. Ky ishte reagimi i një ikone të “Djajve të Kuq”, zë i autorizuar i klubit, Gary Neville.
“Pronari” i korsisë së djathtë te Manchester United për disa vite, deri më 2011, tani në rolin e analistit sportiv televiziv, e përcaktoi kështu fazën e argjentinasit në “Old Trafford”, ku ai mbërriti me aureolën e yllit botëror nga Real Madridi, për shumën rekord të 75 milionë euro, por i zhgënjeu të gjithë.
Me 4 gola dhe 12 asiste në pak më shumë se 2000 minuta aktivizim, mes të gjitha garave, Di María ishte një hije e asaj që tregoi si startues te Real Madridi. Pas një viti në Premier League, ai u transferua te PSG për më pak para se u ble nga “Los Blancos”.