Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, po punohet me ritme të larta në bypass-in e Tepelenës, që tashmë ka përfunduar në rreth 85% punimeve të projektit.
Sipas ARRSH-së, aktualisht po përfundon betonimi i soletës së ramës me pilota në kilometrin e parë të projektit.
Ndërsa vazhdon puna me shtresat asfaltike në kilometrin e dytë të projektit për nga sheshi “Ali Pasha”.
Gjithashtu është bërë gati për t’u asfaltuar Nyja 1, po punohet në Nyjet 2 dhe 3 me shtrimin e pllakave të gurit pranë bustit “Ali Pasha” dhe me ndërtimin e murit të gurit, si dhe për realizimin e elementëve të trotuarit.
Realizimi i plotë i kësaj vepre infrastrukturore jo vetëm do të lehtësojë trafikun që kalonte nga brenda qytetit dhe do të rrisë sigurinë rrugore, por do të jetë gjithashtu edhe një pikë turistike për qytetin dhe gjithë zonën.