Ishulli i Kretës në Greqi është goditur sot nga një tjetër tërmet rreth orës 18:30.Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.7 të shkallës rihter.
Raportohet se epiqendra e lëkundjeve ishte 113 kilometër në jug të Arvi.Më pas rreth gjysmë ore më vonë, ra një tërmet tjetër me 3.2 i shkallës ruhter dhe me një thellësi prej 10 kilometër, sërish me epiqendër në Arvi.Disa ditë më parë ishulli grek u trondit nga një tërmet me magnitudë 6, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz dhe materiale.